Samiti i BE-së/ "Shpërthen" Rama kundrejtë gazetares bullgare: Jeni një turp!

Politikë

Samiti i BE-së/ "Shpërthen" Rama kundrejtë gazetares

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Samiti i BE-së në Bruksel ku ka akuzuar drejtpërdrejte Bullgarinë se në mënyrë të turpshme po mban peng anëtarësimin e dy vende anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu u shpreh kritik për 26 vendet anëtare të unionit, pasi sipas tij po ulen dhe po shfaqin një skenë impotence.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare të cilëve u tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s.

Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT