Samiti i BE në Tiranë, Presidenti i KE: Ditë historike, problem mbetet çështja e emigracionit

Politikë

Samiti i BE në Tiranë, Presidenti i KE: Ditë historike, problem

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e KE, Ursula Von der Leyen.

“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja.

Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë naë rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, tha ai.

Michel foli edhe për çështjen e emigracionit dhe tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se ë3shtë bërë progress.

“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bahskëpunim me BP është thelbësor.

Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejehsme për të mnormalizuar më tej këtë situatë”, tha Michel.

ME TE LEXUARAT