Salianji: Sali Berisha po minon demokracinë, vendimi i SHBA-së ishte i qartë

Politikë

Salianji: Sali Berisha po minon demokracinë, vendimi i SHBA-së ishte i

“Sali Berisha po minon demokracinë”, ky ka qenë qëndrimi i deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa ishte i ftuar në “Radarin Informativ”.

Salianji e ka konsideruar SHBA si një arbitër që është pranuar dhe vendimet duhet të konsiderohen si të mirëqena si në të mirë si në të keq.

Deputeti demokrat mes të tjerash ka hedhur akuza ndaj Berishës duke thënë se ai po cënon elementet e demokracisë në vend që ai vetë në të shkuarën ka kontribuar për t’i ndërtuar në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


“Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.” tha Salianji.

ME TE LEXUARAT