Salianji përballet nesër në Apel me ‘Babalen’, grupi i Bashës i del në krah, zbardhet mesazhi

Politikë

Salianji përballet nesër në Apel me ‘Babalen’, grupi

Çështja “Babale” do të rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësorë do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Dënime për këtë çështje morën edhe gazetari Olldashi me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti dhe Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë çështje grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salinajit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve demokrat, Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në sallën e gjyqit në solidarizim me Salinajin.

Alibeaj e cilëson gjyqin si një orkestrim të pastër politik dhe hakmarrës të mazhorancës ndaj Salinajit për shkak të qëndrimeve të forta të tij kundër qeverisë.

Çështja ‘Babale’ ishte një temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm.

Xhafaj asokohe u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllain e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.

ME TE LEXUARAT