Salianji në gjyq për “Babalen”/ Alibeaj SMS deputetëve: Mbështeteni, të jemi të pranishëm në sallë!

Politikë

Salianji në gjyq për “Babalen”/ Alibeaj SMS

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u ka dërguar të shtunën një mesazh deputetëve të tjerë demokratë me anë të të cilit u bën thirrje atyre që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit më 4 korrik, në mbështetje të Ervin Salianjit.

Në mesazhin e tij, Alibeaj sjell në vëmendje se, sipas tij, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor janë një “orkestrim hakmarrës politik nga qeveria dhe eksponentë politikë të mazhorancës.

” Ai u thotë deputetëve se është detyrim njerëzor dhe politik që së paku anëtarët e Komisionit të Sigurisë të jenë të pranishëm në sallë ditën e gjyqit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji.

Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë politike te mazhorancës.

Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit.”

ME TE LEXUARAT