Salianji: Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Politikë

Salianji: Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së këtë të hënë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji shprehet se demokratët e dhanë verdiktin e tyre, ata duhan bashkim. Ai shton se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi i grupit është hapi i parë i zmadhimit të opozitës.

“Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë”-shprehet ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!

Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.

Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, shkruan Salianji.

ME TE LEXUARAT