Sali Berisha zbulon bisedën: Do kem rakordim të plotë me Ilir Metën

Politikë

Sali Berisha zbulon bisedën: Do kem rakordim të plotë me Ilir

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha morën pjesë në një samit ndërkombëtar në Baku të Azerbajxhanit disa javë më parë.

Meta dhe Berisha u fotografuan të dy bashkë të ulur në një tavolinë duke diskutuar. Por cila ishte tema e diskutimit?

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha është pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë ka biseduar me Metën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sali Berisha: Natyrisht diskutimi ka qenë politik. Nuk kemi diskutuar aty për çështje jo politike.

Çfarë keni folur? Ka pasur një vesh të tretë që ka dëgjuar atje?

Sali Berisha: Atje ishte një tavolinë e tërë me njerëz. Padiskutim që kemi diskutuar për problemet e vendit.

Ka një rakordim mes jush dhe Ilir Metës post President?

Sali Berisha: Absolutisht do ketë një rakordim të plotë. S’ka rëndësi a ka. Do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe Ilir Metën dhe me cilindo forcë politike që dëshiron të bashkohet me këtë front. Nuk mund të imagjinohet ndryshe.

ME TE LEXUARAT