“Sali Berisha përfaqësues i Putin”, Balla: Ai takohet me partnerë të birucave

Politikë

“Sali Berisha përfaqësues i Putin”, Balla: Ai takohet me

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, për sa i përket Portit të Durrësit, duke thënë se po plaçkit tokën e shqiptarëve dhe po e privatizon.

Një përgjigje për Sali Berishën ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili e ka cilësuar si përfaqësues të Vladimir Putinit në Shqipëri.

Balla ka thënë se është i gëzuar që një person non grata nuk lejohet të investojë në portin e Durrësit. Mes të tjerash Balla ka theksuar se Berisha ka filluar të takohet partnerë birucash.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Balla: Deputeti që sapo foli, Foli 7 minuta më shumë sesa i takon me rregullore. Përcaktohet vetëm 3 minuta. Është një tallje me publikun.

Një turp që ky kuvend duhet të ndalet, se një non grata që ka filluar të bredhi dhe të njihet me partnerët e birucave të vij këtu e të bëjë pis duke shkelur rregullorene kuvendit. Vendimmarrja për kohë me debat është sipas nenit 28 dhe 48 pargafi 3.”

“Kërkesa për përfaqësuesin e botës së përtejme nuk dëgjova asnjë kërkesë. Do të sqarohen të gjitha. Më së miri edhe pjesa, që ka ditur të negociojë për të parandaluar çdo person non grata të pijë edhe kafe në marinën dhe jahtet e Durrësit dhe jo më të investojë aty. Kjo është diçka e mirë”

“Të çmontojmë një nga një të gjitha shpifjet, e kësaj aleance rublash. Përfaqësuesit të Putin në Shqipëri Sali Berishës, dhe punonjësit të sigurimit të shtetit Ilir Meta” tha Balla.

ME TE LEXUARAT