“Rritja e pagave për deputetët të bëhet në 2024”, Korreshi: Të shkojnë të punojnë në piceri si punë të dytë

Politikë

“Rritja e pagave për deputetët të bëhet në

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës.

Megjithatë, socialistët propozuan në Kuvend që rritja e pagës për funksionarët e lartë të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit demokrat Saimir Korreshi i cili u kërkoi socialistëve që të mos bëjnë populizëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa kujtoi se po shkelet rregullorja, Korreshi “propozoi” që të hiqet edhe ndalimi kushtetues dhe deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë.

“Fillon bën populizëm prapë. Nuk ka ndonjë amendament, ne jemi jashtë rregullores këtu. E shkelim dot Kushtetutën dhe rregulloren që do fusim amendament te kjo pjesë? O burra ta shkelim.

Heqim dhe pjesën tjetër pastaj, ndalimin kushtetues që të venë deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë, ndonjë piceri ose lavazh pjatash.”

ME TE LEXUARAT