Rritja e pagave, miratohet ligji në Kuvend

Politikë

Rritja e pagave, miratohet ligji në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët.

5 deputetë nuk morën pjesë në votim, edhe pse ishin në sallë.

Zbatimi do të nisë nga data 1 prill dhe mes 130 mijë punonjësve të administratës që përfitojnë, janë edhe funksionarët më të lartë shtetërorë, nga presidenti deri te deputetët e ministrat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa do të rriten pagat e funksionarëve më të lartë shtetërorë?

Paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.

Ajo është përcaktuar edhe si pagë referencë, që do të thotë që paraprin të gjithë hierarkinë e pagave për të gjitha pozicionet e tjera.

Rritja e pagave, miratohet ligji në Kuvend

Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë.

Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë.

ME TE LEXUARAT