Rritja e çmimit të naftës, Shehi: Ulja me 1 lek, 5 lek apo 10 lekë, është tallje ndaj qytetarit

Politikë

Rritja e çmimit të naftës, Shehi: Ulja me 1 lek, 5 lek apo 10

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka reaguar me tone të ashpra për rritjen e çmimit të naftës me 6 lekë nga Bordi i Transparencës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehi krahason çmimet e karburantit në shqipëri me tregtinë e fuçive në Europë dhe deklaron se preteksti i luftës nuk qëndron më.

Sipas tij, vendimet e bordit shkojnë në interes të oligarkëve qeveritarë, të cilët pretendon se po vazhdojnë të rrjepin qytetarët e këtij vendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çmimi i naftës në bursë ka rënë kurse në Shqipëri, vazhdon të jetë i lartë! Me çmim reference në Evropë, një fuçi naftë, sot tregtohet me 92 dollarë për fuçi, kundrejt çmimit 110 dollarë në fillim të gushtit.

Bordi i ekspertëve hesht. Preteksti i luftës nuk qëndron më pasi çmimi i naftës po bie në të gjitë botën. Ulja me 1 lek, 5 lek apo 10 lekë, është tallje ndaj qytetarit. Shqiptarët janë në luftë por në luftë për mbijetesë. Ne jemi vendi i parë që rrit çmimet dhe i fundit që i ul.

Kjo sepse vendimet e bordit, shkojnë në interes të oligarkëve qeveritarë, të cilët, vazhdojnë të rrjepin qytetarët e këtij vendi.

Çmimi duhet ulur urgjentisht dhe qeveria duhet të marrë vendime serioze për të rivitalizuar ekonominë.

1. Të blejë rezerva nafte (për të mos e lënë tregun vetem në dorë të matrapazëve).

2. Të heqi nje pjesë të taksave mbi karburantet (aq më tepër që këto taksa nuk shkojnë në destinacionin për të cilin janë krijuar).

3. Të mbylli bordin e paligjshëm (më mirë me parregullsinë e tregut, sesa me rregullat e hajdutëve).

Shqiptarët s’mund të mashtrohen më me kriza që egzistojnë vetëm në kokën e Edi Ramës”, shkruan kreu i LZHK-së.

ME TE LEXUARAT