Rrezikon burgun/ Salianji: Vazhdoj përballjen për “agjitacion dhe propogandë”!

Politikë

Rrezikon burgun/ Salianji: Vazhdoj përballjen për “agjitacion

 Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji,  ka komentuar  betejën e tij me drejtësinë për çështjen “Babale” duke e cilesuar si 'agjitacion dhe propagande'.

Seanca gjyqësore për deputetin u shty ditën e sotme për në datën 18 korrik. Sakaq, në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka theksuar edhe njëherë se do të vazhdojë betejën e tij dhe se do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve.

Reagimi i plotë:  

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Duke vazhduar përballjen për akuzën “agjitacion dhe propogandë” dhe “komplot kundër regjimit”!

Institucionet lejuan të largohej trafikantin ndërkombëtar të drogës dhe nisën montimin e një proçesi politik ku akuza ndaj meje është dëmtimi i reputacionit të trafikantit ndërkombëtar!

Asnjë lëkundje, pa dilema, gjithnjë do të jem në krah të qytetarëve dhe mbrojtje të interesit publik!

ME TE LEXUARAT