Rrezikon burgun për “Babalen”, tre rrugët e Ervin Salianjit sot në Apel

Politikë

Rrezikon burgun për “Babalen”, tre rrugët e Ervin

Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet këtë të hënë një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti.

Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove. /abcnews

 

ME TE LEXUARAT