Rindërtimi/ “Dritat do i paguani vetë”, Rama dorëzon çelësat e 102 apartamenteve, batuta me banorët

Politikë
Rindërtimi/ “Dritat do i paguani vetë”,  Rama dorëzon
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja në Marikaj për banorët që humbën banesat nga tërmeti.

Teksa u dorëzoi banorëve çelësat, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat.



Ai u shpreh se me marrjen e apartamenteve, ata mund të bëjnë êfarë të duan, ti mbajnë vetë, t’i sheshin apo japin me qira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, Por dritat kuptohet do i paguani vetë”.

Ndërsa në postimin në Instagram shkroi: “Marikaj – Pas një sage të hatashme në xhunglën e mbivendosjeve e falsifikimeve hipotekore, u hap më në fund rruga e Rindërtimit dhe dorëzuam sot çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja për banorët që humbën strehën nga tërmeti.”

 

ME TE LEXUARAT