Reagon Presidentja e Kosovës: Një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë

Politikë

Reagon Presidentja e Kosovës: Një jetë të tërë ia

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit ka tronditur edhe politikën në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani thotë se ish-Presidenti ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur.

Sipas Osmanit, ish-Presidenti një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në emër të të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Osmani i shpreh ngushëllime familjes së Nishanit.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit.

Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe”, shkruan Vjosa Osmani.

ME TE LEXUARAT