Raporti i DASH, Basha: Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve

Politikë

Raporti i DASH, Basha: Do të çlirojmë duart e

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Basha u shpreh se raporti shkruan qartë se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave.

Kryedemokrati u zotua sesi kryeministër i ardhshëm do të clirojnë drejtësinë dhe do t’i vënë pranga çdo zyrtari të korruptuar.

“E zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parasë: qeveria shqiptare nuk bëri asgjë kundër pastrimit të parave. Shkak për transmetimin dramatik të parave të korrupsionit është qeveria e dështuar e Ramës. Këtë ju e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të tregoj përgjimet e anti-mafias italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organizatat kriminale kanë lidhje me rrjetet qe veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vodhën me tendera sekretë. Në kulmin e karantinës kjo qeveri bëri atë që ka bërë këto tetë vjet ka vjedhur. Ky është shkaku i paralizës. Ky është shkaku që ka mbetur në vendnumëro.

Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota jua. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhsmë dhe deri te zyrtari më i fundit do t’ja çlirojmë drejtësisë duart, do t’ja vëmë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj”, tha Basha.

DASH në raportin më të fundit në lidhje me pastrimin e parave për vitin 2020 thekson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për luftën kundër pastrimit të parave. Sipas raportit thuhet se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Ndër të tjera theksohet se krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

ME TE LEXUARAT