Rama uron nga SHBA Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e tij të lindjes

Politikë

Rama uron nga SHBA Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e tij të lindjes

Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi në 70-vjetorin e tij të lindjes. Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të Ruçit duke nderuar himnin kombëtar ku shkruan: “Edhe 100”.

Në përvjetorin e lindjes së Ruçit edhe socialistë të tjerë kanë përcjellë një mesazh urimi, ndër to numri dy i PS, Damian Gjiknuri dhe ministrja për marrëdhënet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite për nënshkrimin e memorandumeve bashkëpunuese, kryesisht në fushën e arsimit.

ME TE LEXUARAT