Rama tregon kur do të fillojë vaksinimi masiv: Do të këputet zinxhiri i infektimeve

Politikë

Rama tregon kur do të fillojë vaksinimi masiv: Do të këputet

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjate prezantimit të programit “Shëndetësia që duam” se vaksinimi masiv do të nisë në muajin mars dhe do të “këpusë zinxhirin e infektimeve”.

Sipas tij, menaxhimi i situatës së pandemisë nuk mund t’i besohet opozitës, duke përmendur edhe koalicionin e arritur mes PD dhe aleatëve të saj, të cilin e cilësoi “tragjikomik”.

“Në muajt mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të clirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq. A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragji-komik, atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush, që zgjodhën të bëjnë aleatë me Covid-in, vetëm se virusi ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie. Atyre që nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, akuzuar, nxitur panik, krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë. Mbi të gjitha, a mund t’iu besohet atyre, kur doktor Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte. Unë them jo, nuk mund t’ui besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur.”

ME TE LEXUARAT