Rama tregon historinë me gjyshen në Pulja: Italia ishte ëndërr për ne, na shihnit me dyshim

Politikë

Rama tregon historinë me gjyshen në Pulja: Italia ishte

Kryeminsitri Edi Rama po qendron në Itali ne kuader te aktiviteteve përkujtuese per eksodin e emigrimit të shqiptarëve. Ai ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur në Pulja me prezencë të ministrit të jashtëm italian Luigi di Maio.

Rama theksoi se Italia ishte dikur ëndërr për shqiptarët, ndërsa ndau edhe historinë e tij me gjyshen, e cila i ka mësuar italishten.

Kryeministri theksoi se në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra dhe se shqiptarët nuk shihen më në Itali si njerëz të dyshimtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duket një histori sikur ka ndodhur 1000 vjet para. Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pse ne vinim nga tepër larg. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshme është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe sot ata janë pjesë e përbërëse e kësaj shoqëria. Janë gati gjysmë milioni, janë mijëra studentë dhe më në fund jo sot, nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë.

Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë dhe më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është e të kaltërve tanë. Në atë kohë nuk mund të kapnin Rain në Tiranë se ishin zhurmueist. Ne ishim të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain dhe iknim nga plazhi për të parë lajmet në televizor.

Ishim fëmijë që shikonim lajmet. Më pas ndodhi kjo situatë me ballafaqimin e realitetit të Italisë. Ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra. Në atë kohë ne vuanim nga ideja që na shikonim si të dyshimtë. Nuk do harroj kurrë një lajm, ishte një gazetar ku kishte ndodhur një vrasje dhe thoshte nuk ka gjurmë të vrasësit por ka shumë të ngjarë që ta ketë bërë një shqiptar. Kjo na bënte ta vuanim shumë. Kjo është në të kaluarën. Në anën tjetër ka ndodhur një histori integrimi dhe mikpritje”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT