Rama tregon çfarë foli me Biden në samitin e NATO-s: Shqipëria në botë sot është 100% diçka...

Politikë

Rama tregon çfarë foli me Biden në samitin e NATO-s:

Unë jam i përfshirë në çdo bisedë. Unë o përfshihem, o s’përfshihem.

Thelbi është pak a shumë, vlerësimi për rolin e Shqipërisë, sidomos në Këshillin e Sigurimit dhe biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.

E dini përfshirjen e Biden me Kosovën, njohjen që ka ai për Ballkanin, e njeh në detaje edhe Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të shohim nëse do të organizojmë diçka për 100-vjetorin..Sesi mbetet për t’u diskutuar, mbase edhe nuk bëhet…

Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është 100 për qind diçka tjetër në raport me atë çka ishte.

Në këtë fushë jemi 100 për qind, diçka komplet tjetër dhe jam shumë krenar për punën që kemi bërë.

Nuk është thjesht puna ime, por është kontribut, rol i luajtur nga gjithë të tjerët. Nga Bushati, te Olta e me radhë,” tha Rama.

ME TE LEXUARAT