Rama tha se Lulin e kanë lidhur me zinxhirë, PD-ja i përgjigjet kryeministrit: S’ka koalicion me ju pas zgjedhjeve

Politikë

Rama tha se Lulin e kanë lidhur me zinxhirë, PD-ja i përgjigjet

Partia Demokratike e ka berë të qartë ditën e sotme se nuk do të ketë koalicion PD-PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një reagim në Twitter, PD-ja i kthen përgjigje kryeministrit Rama, i cili ditën e sotme deklaroi që Lulzim Bashën e kanë lidhur me zinxhirë që para zgjedhjeve me koalicionet e bëra.

“Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS”, shkruan PD.

ME TE LEXUARAT