Rama reagon pas takimeve me zyrtarët e lartë të BE: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë!

Politikë

Rama reagon pas takimeve me zyrtarët e lartë të BE:Kryeministri Edi Rama, gjatë kësaj të hëne ishte i pranishëm në Bruksel, ku u mbajt dhe një konferencë e përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Joseph Borrell dhe komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku u diskutua për shumë tema, duke nisur nga zgjedhjet parlamentare në vend, e deri tek integrimi i Shqipërisë në BE. Pas tyre, kryeministri Rama zhvilloi dhe një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto nga takimet me zyrtarët e lartë të BE, kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar këto takime si një ditë produktive në një moment të vështirë që ndodhen të gjithë. Rama nënvizoi se miqtë në Bruksel, siç i quan ai, dhanë vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.

Postimi i plotë i kryeministrit:

????????????????Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë????

ME TE LEXUARAT