Rama publikon fotot e shkollës së rindërtuar në Krujë: Më e madhe, më e bukur dhe më e fortë!
Lajmifundit
/
26 Shkurt 2021, 16:35
Politikë
Kryeministri Edi Rama publikon në “facebook” foto të një shkolle të rindëruar në Krujë, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti”, në Derven të Krujës, e cila sipas kryeministrit, është bërë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë.
“Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë???????????? ???? ????
Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti???? #SkaKohëPërPushim.