Rama: Po fitojmë ndaj kundërshtarëve as të gjallë e as të vdekur
Edi Rama:
“Vetëm merreni me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull, sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë, se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet ky progres. Ndaj na duhen tre garanci, një vend i gatshëm për anëtarësim në BE, një shtet që fryma e modernizimit të hyjë në venat e organizimit, dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë. Dua të besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nga mëngjesi deri tani, nuk mund të jetë mjaft.
Do ndërtojmë më shumë infrastrukturë, do rrisim turizmin, do bëhemi eksportues neto të energjisë, do të bëjmë edhe të tjerat me radhë që u thanë, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë gati për anëtarësim në BE nëse nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane. As nuk do ta bëjnë një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në çdo venë, nëse nuk do thyejmë kornizën e progresin gradual përmes progresit jo gradual, por në qasjen së institucioneve ndaj idesë së progresit. As do ta bëjnë këtë parti një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë fitoren e radhës ndaj kundërshtarëve as të vdekur dhe as të gjallë, fitore të cilat aq sa vjeljnë duke na dhënë mundësinë për udhëheqje, aq dhe mund të na ulin nivelin e kërkesës së llogarisë.
Nëse PS nuk e ngre më lart kërkesën ndaj vetes, atëherë nuk a as kush e bën gati për BE, as kush fut gjakun e modernizimit në çdo venë dhe as kush i përkushtohet kapitalit njerëzor”, tha Rama.