Rama nxjerr shifrat: 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në gusht të këtij viti

Politikë

Rama nxjerr shifrat: 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama bëri publike statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti.

Sipas tij, plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë kete vit, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë.

Rama tha se të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Rames ne rrjetet sociale:

8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar Kryeministri.

ME TE LEXUARAT