"Rama nuk e meritonte vaksinimin", Basha: Shqipëria e treta në botë për viktimat nga Covid

Politikë

"Rama nuk e meritonte vaksinimin", Basha: Shqipëria e treta

Gjatë takimit me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të situatës.

Lulzim Basha tha se kryeministri nuk e meritonte vaksinën, por e mori me pretekstin se po e provonte i pari.

“6 mijë vdekje shtesë, që u detyrua ti publikonte edhe INSTAT, muaj pasi i denoncuan profesionistët dhe pasi unë i publikova në emision. Keq menaxhim monstruoz i krizës së epidemisë. Tani është kthyer në një nga truket e preferuara, provokimi i tensioneve mes mjekëve dhe qytetarëve, që po bëjnë një punë vetëmohuese.

Duke pasur parasysh cfarë qeverie kemi, heroizmi i mjekëve është i pakrahasueshëm me këdo tjetër. Jemi të tretët në botë për numrin e viktimave të qytetarëve. Vetë e bëri vaksinën me pretekstin se po e provonte ai i pari, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pa merituar që bëri Edi Rama. I vetmi që nuk po bën detyrën e tij, e mori i pari vaksinën” tha Basha.

ME TE LEXUARAT