"Rama në qytet tjetër"/ Berisha tregon se kush do jetë në protestë, ç'thotë për bashkimin me Metën?

Politikë

"Rama në qytet tjetër"/ Berisha tregon se kush do jetë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shumë forca politike opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se pjesë e axhendës së protestave, do jetë parashtrimi i kauzave.

Për kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se ai do të vendosë blindet përpara Kryeministrisë dhe do t’ia mbathë në një qytet tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Berisha: Do vijnë. Janë bërë diskutime dhe do vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjkesëmarrjen Agron Duka dhe nuk di nëse ka ndonjë që e ka refuzuar.

Pyetje: Cila do jetë axhenda?

Berisha: Parashtrimi i kauzave. Jo vetëm publikimi por edhe insistimi për të marrë parasysh këto kauza. Rama do vendosi blindet në kryeministri dhe do ia mbathë në ndonjë qytet tjetër. I them mos u merr me blindet.

Pyetje: Ka ndonjë skenar tjetër?

Berisha: Jo çdo gjë do thuhet tani. Do jetë një protestë e zgjatur. Do citoj Mehdi Malkaj, “ne do fitojmë nëse ndjekim rrugën e protestës për teatrin”. Opozita është e tëra tani.

Pyetje: Çfarë forme do ketë protesta?

Berisha: Do ketë forma të ndryshme.

Pyetje: Në Baku të Azerbajxhanit u rakordua ky front?

Berisha: Diskutimi ka qenë politik absolutisht. Do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqiopërisë në këtë front, si me Ilir Metën dhe këdo tjetër.

 

ME TE LEXUARAT