Rama me kritika në Baku: Si do të jetë e ardhme e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë me zakonet e vjetra

Politikë
Rama me kritika në Baku: Si do të jetë e ardhme e botës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku, ku ka pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Rama teksa është ngjitur në podium për të mbajtur fjalimin, ai ka dalë nga skenari dhe “fjalimi i përgatitru mirë”, pasi pa liderët e tjerë që bënin dekarata në media nga kolltuqet e tyre të rehatshme.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, ka thënë Rama, raporton “The Guardian”.

Rama vuri në dukje deklaratën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se emetimet e karbonit u rritën midis mbledhjes së fundit të Cop dhe asaj që u mbajt këto dy ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?”, pyeti Rama. “Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”.

ME TE LEXUARAT