Rama "mbyt" në kritika Kavajën dhe anëtarët e asamblesë: Nuk jeni aktiv në rrjete sociale

Politikë

Rama "mbyt" në kritika Kavajën dhe anëtarët e

Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes është raportimi i detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor. 

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet. Nga ana tjetër Rama ka vendosur theksin tek fakti sipas tij, se askush nuk duhet ta shikojë rritjen e Partisë Socialiste përmes punësimeve. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama ka kërkur gjithashtu nga anëtarët e asamblesë që të jenë aktiv në rrjetet sociale. 

ME TE LEXUARAT