Rama mbledh sot kryebashkiakët dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Politikë

Rama mbledh sot kryebashkiakët dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të 12 qarqeve si edhe kryebashkiakët socialistë.

Pas Asamblesë Kombëtare të 8 shtatorit, kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë nën drejtimin e Ramës. Mbledhja do të nisë në orën 14:00.

Kreu i qeverisë pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e diasporës, e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit:

Qarku Tiranë

Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Qarku Durrës

Emirjana Sako

Qarku Lezhë

Ulsi Manja

Qarku Shkodër

Benet Beci

Qarku Kukës

Pandeli Majko

Qarku Dibër

Blendi Gonxhja

Qarku Elbasan

Arbjan Mazniku

Qarku Korçë

Niko Peleshi

Qarku Fier

Belinda Balluku

Qarku Vlorë

Bledi Çuçi

Qarku Gjirokastër

Mirela Kumbaro

Qarku Berat

Ervin Demo

ME TE LEXUARAT