Rama "krah" Albin Kurtit gjatë mandatit të tretë: Do lobojmë për njohjen e Kosovës

Politikë

Rama "krah" Albin Kurtit gjatë mandatit të tretë: Do

Qeveria “Rama 3” në politikën e jashtme synon t'i qëndrojë më pranë Kosovës dhe të lobojë për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Në listët e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe dërgimin përpara të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen.

Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”  dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ajo zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB. Ndërkohë në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin. 

ME TE LEXUARAT