Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive të buta për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive të buta për

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj, pasi tashmë mund të nisin procedurat për kreditë e lehtësuara.,

Sipas Ramës, e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

Në postimin e tij kreu i qeverisë ka postuar videon që tregon me detaje hapat që duhet të ndjekin secili për të bërë këtë aplikim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


“LAJM I MIRË

NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ

e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

#RevolucioniDigjital

#VetëmPërpara

ME TE LEXUARAT