Rama ironizon partitë e reja: Janë mbushur me njerëz problematikë në lista, merr babën, nënën, kushërinjtë…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e reja, duke thënë se listat e tyre janë të mbushura me njerëz problematikë.
Rama thekson se alternativat e reja që do të jenë në listat e 11 majit nuk do të votohen masivisht nga qytetarët për shkak të këtyre zgjedhjeve që kanë bërë.
“Thonë që kanë dalë disa parti të reja. Çfarë të reja, 17 ishin për dekriminalizim. Unë vetë personalisht, të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, nuk mendoj që ata janë bashkëpunëtorë të krimit, por mbushur me njerëz problematikë në lista.
Ato janë parti që merr babën, nonën, merr çunin e tezes, merr edhe kushërinjtë dhe pastaj kap të tjerët dhe dalin kukumjaçka me probleme që i kemi heq vetë edhe në të shkuarën”, tha Rama.