Rama kërkoi hetimin e “non gratave”, Berisha: Ka një muaj që i bën presion SPAK

Politikë

Rama kërkoi hetimin e “non gratave”, Berisha: Ka një muaj

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimin ndaj personave “Non grata” nga SHBA.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme i ka bërë thirrje që të ndalojë presionet kundër SPAK. Sipas tij, Rama ka lobuar në mënyrë korruptive për dizenjimin e tij “Non grata” dhe tani i bën presion organeve të drejtësisë të faktojnë “shpifjet e tij.”

Berisha: Ky thërret e bërtet, ka një muaj që sulmon SPAK vetëm se e sheh që opozita e vërtetë do jetë fundi i tij, do firmosë fundin e tij. ka shpifur në State Departament, ka lobuar në mënyrën  më korrupsitve për dizenjimin tim non grata kur puthet pllaq e plluq me Dodikun në Bosnje. Tani i kërkon gjykatësve dhe prokurorëve të faktojë shpifjet që ai ka bërë ndaj meje.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kreu i narkoshteti është i plagosur rëndë, është i rrezikshëm. Ai mendon se kapë fatet e vendit dhe do t;i japë vendit drejtim tjetër. harroje i them që sot. Mos tento se do përballesh me revoltë të fuqishme popullore. Drejtimi ynë është vetëm një, integrimi në BE. Ke një muaj që merresh me presione staliniste ndaj drejtësisë për të hetur kundërshtarët e tu.

Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament, të përjashtojmë kryeministrat dhe çdolloj parashkrimi. Të ndryshojmë kodin penal dhe vetmit që të përjashtohen nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Ai se bën dot bëtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij. thotë nuk di çfarë kam firmosur për të mbushur valixhet.

Mes të tjerash Rama shtoi se SPAK duhet të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar.

ME TE LEXUARAT