Rama gjen gabimin në marrëveshjen Kosovë-Serbi, "jepni shpjegime menjëherë"

Politikë

Rama gjen gabimin në marrëveshjen Kosovë-Serbi, "jepni

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë nga marrëveshja e Ohrit dhe ka ngritur shqetësimin se përse OKB iu është referuar palëve si Beogradi dhe Prishtina.

Në reagimin e tij, Rama thekson se duhej të ishtë përdorur, Kosovë dhe Serbi, si emër zyrtar i dy shteteve.

Ai ka shtuar se do ishte e papranueshme që SHBA të përdorte qëllimisht këtë emër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus?

Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht.

Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Më herët në reagimin e tij të parë pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Rama përgëzoi dakordësinë e arritur mes palëve.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi që shpreson se ‘djalli të mos fshihet në detaje’.

ME TE LEXUARAT