Rama fut në “filtër” punën e Partisë Socialiste dhe qeverisë, thërret nesër mbledhje në seli
Lajmifundit
/
23 Prill 2024, 14:27
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e nesërme një mbledhje ku pritet të bëhet një analizë e punës së Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Mbledhja do të mbahet në orën 17:00 në selinë rozë.
Kujtojmë që më herët Rama ka mbledhur edhe drejtuesit e qarqeve në seli. Muajin e kaluar PS vendosi objektivat për anëtarësimet e reja në parti. Vetë Rama tha se PS ka objektiv të arrijë 50 mijë anëtarësime të reja.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.