Rama ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Politikë

Rama ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Socialistët deri më 8 Mars ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza.


PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo.

Nuk dihet ende nëse Najada Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

Zonja Çomo nuk i është përgjigjur ende pyetjes për të komentuar këtë propozim të kryesocialistit Rama.

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që konfirmoi Etilda Gjonajn në listën e Tiranës.

ME TE LEXUARAT