Rama ftesë emigrantëve në Itali: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri! Kush vjen “i armatosur” me dijen…
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin me shqiptarët e Italisë duke u bërë thirrje dhe ftesë që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre, që sot u jep shumë mundësi.
ama: Ai që do kthehet më shpejt, do ketë më shumë vite në paqe, për shpirtin e ndarë në dysh. Nuk jeni të detyruar të zgjidhni o njërën o tjetrën mes të dyjave, sepse e keni mundësinë, këtu me halle andej me zemër. Por edhe me punë edhe me zemër, edhe këtu edhe atje.
Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Koha e ribashkimit përfundimtar me familjen europiane.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sot udhëheqësit vijnë në Durrës, sot në Shqipëri jetojnë 20 mijë italiane dhe nr rritet çdo javë. Afro 1 mijë të rinj e të reja studiojnë në Shqipëri, 3 mijë biznese janë italianë, shumë italianë vijnë në fundjavë. Sa shumë është shtrenjtuar jeta juaj këtu në Itali, ndërkohë kam një ftesë për t;ju bërë, të gjithë shqiptarëve që punojnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë, jo nga ekranet, jo nga kanalet e mbushura me vrer politikë, informohuni sa janë pagat, sa merr dikush që punon në hoteleri dhe bëni llogarinë Kush vjen i armatosur me dijen, është i fituar.