Rama e propozoi si kryetare të Kuvendit, ja sa firma mbledhin socialistët për Elisa Spiropalin

Politikë

Rama e propozoi si kryetare të Kuvendit, ja sa firma mbledhin

Më shumë se 30 deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, mëson gazetarja Raziela Myslimaj.


Në mbledhjen e grupit PS-së që u mbajt paraditen e sotme Kryesocialisti Rama ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe Niko Peleshin që me propozimet e Ramës në Kongres nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes por kreu i grupit të PS-së.

Elisa Spiropali hyri dje në kongres si Ministre e shtetit për Parlamentin por në fund doli si e propozuar nga Edi Rama për tu emëruar si numri 2 i shtetit. Madje dje Rama ftoi socialistët ti japin të gjithë mbështetjen Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën “Mjaft”, më pas Drejtore Doganash në qeverinë “Rama 1” , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë Rama propozoi që Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit.

ME TE LEXUARAT