Rama çon në riedukim për 3 muaj gazetarin/ Reagon PD: Monologu streha e tij!

Politikë

Rama çon në riedukim për 3 muaj gazetarin/ Reagon PD: Monologu

Partia Demokratike ka dënuar ashpër censurën mediatike dhe i kërkon kryeministrit Edi Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Reagimi i PD-së ka ardhur pasi gjatë një konference për shtyp, Rama i komunikoi nje gazetari se nuk do të ishte pjesë e konferencave të radhës të kryeministrit për 3 muaj. 

Në një deklaratë për mediat, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj, thekson se monologu është streha e tij dhe kur një gazetar është në rrezik të mosushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të 'A2', Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt i paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në të gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e 'Reporterëve pa kufij' pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.  

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’u bashkohen reagimeve kundër censurës mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë. Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë. Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën. Kur një gazetar është në rrezik të mosushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik”, tha Hysaj.

ME TE LEXUARAT