Rama batuta me kryeministrin e Holandës, Marku më mësoi ta dua BE, por...

Politikë

Rama batuta me kryeministrin e Holandës, Marku më mësoi ta dua

Kryeministri Edi Rama falenderoi sot Holandën për qëndrimet e mbajtura në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE-në.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin holandez, Rutte, Rama tha se ka kuptuar që kritikat e Holandës ishin serioze për përmbushjen e detyrimeve.

Kreu i qeverisë shtoi se homologu holandez, Mark Rutte, po bën përpjekje për ta nxitur Ballkanin drejt Europës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mes batutave, Rama deklaroi se Rutte e ka mësuar që ta dojë më shumë Bashkimin Europian.

Të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të Reformës në Drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tinë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kriticizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona. Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë.

Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do  kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja. Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt Europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër”, tha kryeministri.

ME TE LEXUARAT