Qytetari iu ankua, Rama pyet Bashën: O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Po ku i çove lekët mo?!

Politikë

Qytetari iu ankua, Rama pyet Bashën: O Lul, po ç’ke

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij në jug të vendit me inspektime investimesh dhe takime me strukturat e PS-së.

Rama ndodhet në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”.

Gjatë takimit, Rama shkëmbeu batuta me qytetarin ku nuk munguan as batutat për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke marrë shkas nga historia që rrëfeu kryefamiljari me një shumë kompensimi në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Basha ishte kryebashkiak.

“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.

Kryeministri iu drejtua Bashës me pyetje: “O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Po ku i çove lekët mo Lul?!".

ME TE LEXUARAT