Qytetari e sulmon: “Gjobisni qytetarët në trotuar, ndërkohë lokalet plot”, Rama nuk kursen ironinë

Politikë

Qytetari e sulmon: “Gjobisni qytetarët në trotuar, 

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje se janë shënuar 21 viktima nga Covid-19 duke kapur një rekord të ri, ndërsa Komiteti Teknik la masën shtrënguese që kishim prej dy javësh, mbyllje totale në 20:00.
Lidhur me situatën, një qytetar i komenton kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar palidhje gjobitjen e njerëzve në trotuar dhe lënien të lirë qytetarëve në lokale.

 “Ke ndonje koment per keta gjobevenesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet jane plote, ne ambjent te mbyllur dhe pa maska. Perhapja e virusit e sigurte. Urbanet gjithashtu plote.

Kurse ne trotuar vijojne masat e forta ne luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, ne trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth”, shkruan ai.

Kryeministri nuk harron ironinë. “Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maske, nese e ke gjetur nje zgjidhje te lutem ndaje me ne”, i përgjigjet Rama.

ME TE LEXUARAT