"Qytetarët janë revoltuar me Edi Ramën", Kryemadhi: E ndjejmë, shqiptarët duan ndryshim

Politikë

"Qytetarët janë revoltuar me Edi Ramën", Kryemadhi: E

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua me banorë të Njësisë nr. 1 në Tiranë. Ajo tha se e ndjen revoltën e qytetarëve ndaj Edi Rames dhe se ka ardhur koha që të krijojnë hapësira dhe t’u japin mundësi të rinjve.

Nga fjala e Monika Kryemadhit:

Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë.

Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive trë votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata.

Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë. Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre. Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë.

Sepse kjo është një strategji që e shikoj unë dhe cila është ajo? Që, vidhe, varfëroje dhe pastaj nënshtroje.

ME TE LEXUARAT