PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore,! Felaj: Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër

Politikë

PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore,! Felaj: Ftuam

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në një komunikim për mediat foli për ndryshimet për Komisionet Hetimore dhe kërkesën e opozitës për ngritjen Komisioneve Hetimore.

Felaj ka thënë se do të analizohen praktikat më të mira, duke nënvizuar se nuk është një e drejtë e opozitës, por e pakicave parlamentare.

“Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e pakicave parlamentare, pra ¼ e deputetëve të Parlamentit kanë të drejtën të kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor. Por ligji i vitit 2002, ka detajuar këtë të drejtë të pakicave parlamentare, pra jo një e drejtë e opozitës”, ka thënë ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Gjithashtu deputetja Felaj ka propozuar sot nismën ligjore të socialistëve për komisionet hetimore. Sipas saj ato kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjin për Komisionet Hetimore.

“Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mita ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme”, ka nënvizuar ajo.

ME TE LEXUARAT