PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, pritet të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati i partisë

Politikë

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, pritet të votohet

Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbledh Asamblenë Kombëtare në qytetin e Durrësit në ora 11:00. Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. 

Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Kjo asamble pritet të zgjedh Kryesinë e re të Partisë Socialiste dhe Sekretariatin e PS.

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja e cila nuk pati shumë detaje.

Kjo Asamble do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

ME TE LEXUARAT