PS dhe grupimi i Bardhit miratojnë rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës
Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e një projekt-rezolute, “për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e rajon”.
Kjo kërkesë mban datën 2 tetor dhe është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Blendi Cuçi. Partia Socialiste e konsideron” akt terrorist” vrasjen e Policit të Kosovë, Afrim Bunjaku, ndërsa mbështet të gjitha veprimet e qeverisë së Kosovës në raport me ngjarjen.
Teksa bën thirrje për dënimin e Serbisë për këtë ngjarja, PS-ja kërkon një shtim të trupave të KFOR në pjesën e veriut.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pak ditë më parë edhe kryetari i Grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi , ka kërkuar miratimin e një rezolute, përmes së cilës të kërkohet dënimi i aktit t sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.