Protesta tek Bashkia/ Policia shoqëron 5 persona, arrestohet personi që hodhi molotov

Politikë

Protesta tek Bashkia/ Policia shoqëron 5 persona, arrestohet personi

Pas protestës së 12 të opozitës tek Bashkia Tiranë, Policia ka shoqëruar 5 persona, ku njëri prej tyre është prangosur pasi ka hedhur molotov.

Gjatë protestës së sotme, protestuesit fillimisht “shkulën” gardhin rrethues të vendosur para bashkisë, më pas nisën me hedhjen e molotovëve dhe tymuese, për të përfunduar te djegia e gomave.

Në momentin e djegieve të gomave, ndodhen edhe përplasjet më të forta mes anëtarëve të opozitës dhe efektivëve, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për t’i larguar.

ME TE LEXUARAT