Protesta e opozitës/ Momenti kur Klevis Balliu rrëzohet dhe reagimi i ashpër i deputetit të PD

Politikë

Protesta e opozitës/ Momenti kur Klevis Balliu rrëzohet dhe reagimi i


Opozita zhvilloi sot protestën e 12 para Bashkisë së Tiranës, e cila në dallim nga ato të mëparshmet, pati më shumë tensione.

Megjithëse zgjati për rreth 60 minuta, protesta i përfshiu të gjitha episodet nga djegia e gomave, tentativa për të shkulur gardhin metalik, hedhja e molotovëve dhe tymyeseve, përdorimi i ujit me presion nga policia, si dhe fjalimet dhe thirrjet qoftë nga organizatorët e protestës, ashtu edhe Policia e Shtetit.

Por një episod i veçantë ishte ai i një përplasjeje verbale mes dy prej deputetëve demokratë, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati me drejtues të Policisë së Tiranës.Shkaku i përplasjes ishte Klevis Balliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit në një moment tensioni mes një grupi protestuesish dhe policisë, është rrëzuar në tokë.

Ky ka qenë momenti që dy deputetët e PD-së, Bardhi dhe Nallbati kanë reaguar ashpër ndaj policisë.

Më i ashpër në reagim ishte deputeti Nallbati që nuk ka kursyer sharjet në drejtim të një prej policëve ose drejtuesve.

Edhe protestën e kaluar ishte pikërisht Klevis Balliu që u kthye në një protagonist për shkak se kur u hodh gazi lotsjellës nga policia ndaj një grupi protestuesish, ai u shfaq me shenja të dukshme skuqjeje në fytyrë.

ME TE LEXUARAT