Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi, projekt madhor kombëtar në qeverisjen tonë

Politikë

Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi, projekt madhor kombëtar

Kryedemokrati Lulzim Basha, në takimin e radhës me grupet e punës dhe ekspertët diskutoi programin e PD për turizmin. Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha përmes një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit.

Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

ME TE LEXUARAT